Lajmet e fundit

Grupi i prindërve nga fshati Gorazhdec në Pejë i ka dërguar letër të hapur kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Gjuriq në lidhje me pakënaqësinë rreth dhuratave të Vitit te Ri.
12 prindër serb nga ky fshat kanë thënë që shpërndarja e dhuratave për fëmijët ishte e padrejtë, shkruan radiokim, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj letre fëmijët të cilët kanë marrë dhurata dhe ishin të privilegjuar ishin ata që kishin prindër anëtarë ose aktivist në komunë.