Lajmet e fundit
Dy amerikanë, anëtarë të një OJQ-je, të akuzuar për spiunazh nga rebelët u liruan pas ditë të tëra mbajtjeje si të burgosur.

Rebelët prorusë kanë liruar dy amerikanë, anëtarë të një OJQ-je, njoftoi zyrtari separatist, Alexandre Zakhartchenko.
“Ne kemi liruar dy amerikanë të arrestuar më herët. Një prej tyre është agjent i CIA-së, tjetri ishte rekrutuar nga organizata” – tha Zakhartchenko.
Disa orë më parë, International Rescue Committee (IRC) kishte njoftuar lirimin e dy zyrtarëve të saj pas dhjetë ditë ndalimi në Donetsk.
Sipas IRC, më shumë se 30 prej punonjësve të saj janë arrestuar nga seperatistët, pas sulmit bërë zyrave të tyre.