Lajmet e fundit

Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës i organizuar nga Kolegjet turke Turgut Ozal, Universiteti Epoka dhe Kolegji Mehmet Akif, mblodhi në Tiranë qindra fëmijë nga dhjetra vende të botës.
Në këtë festival në të cilin morën pjesë 15 shtete të ndryshme, u prezantuan këngë dhe valle nga shtete përkatëse ndërsa supriza kryesore ishte interpretimi i “Valles së Tropojës” nga nxënës senegalez, raporton Albeu, përcjellë Klan Kosova
Të njëjtën shfaqje, këta nxënës e kanë interpretuar edhe në emisionin “E diela Shqiptare”, ku i është bërë një surprizë ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndiqeni videon në vazhdim:
http://www.dailymotion.com/video/x41qlz3_vallja-tropojane_music