Lajmet e fundit

Në 29 gushtin e 1990-ës, në Kosovë, për herë të parë do të zbarkonin të deleguarit e shtetit më të fuqishëm në botë.
Atë kohë, grupit të senatorëve nga Amerika, iu printe Bob Dole, njofton Klan Kosova.
Në Kosovë ata erdhën për tu bindur vet për shkeljen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve të Kosovës, nga regjimi i Sllobodan Milosheviqit.
Por, sa ishte e rëndësishme për shqiptarët, vizita e senatorëve amerikanë në Kosovë në vitin 1990?
Këtë e tregojnë dy pjesëmarrësit në ato takime, Avni Spahiu e Alush Gashi.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Drin Demiri.