Lajmet e fundit

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dakorduar për rregulla të reja, të cilat lejojnë anëtarët të sjellin me vete foshnjat e tyre në holl kur ata votojnë.
Ky vendim vjen një javë pasi Tammy Duckworth u bë senatorja e parë e SHBA-së e cila lindi gjatë kohës sa ishte në detyrë, njofton Klan Kosova.
Ajo kishte shprehur shqetësim se si do të ishte në gjendje të kujdesej për vajzën e saj të porsalindur gjatë kryerjes së detyrave të saj kushtetuese.
Senatorët thanë se ishte e rëndësishme që ata të udhëheqnin me shembull duke prezantuar politika miqësore familjare.
Ndryshimi u miratua unanimisht.