Lajmet e fundit

Senati i Universitetit të Prishtinës u mblodh të hënën për të marrë një vendim goxha me rëndësi, sa i përket ngritjes së cilësisë në Universitetin e Prishtinës
Bëhet fjalë për shqyrtimin dhe marrjen e vendimit për plotësim-ndryshim të Rregullores nr. 2/747.dt. 1/10.2019, për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina”, njofton Klan Kosova.
Lidhur me këtë çështje në senat pati debat, megjithatë rregullorja me plotësim-ndryshime u miratua.
https://www.youtube.com/watch?v=qiTzJ76MK1M