18.03.2021 · përditësuar para 1961 dite1 min lexim
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhënë mbështetje diplomatit veteran, William Burns, për ta bërë drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës.
Senati ka votuar unanimisht, pa ndonjë kundërshtim, për të emëruar Burns (ish-ambasador në Rusi dhe ish-zëvendës sekretar i shtetit) për ta drejtuar agjencinë më të madhe të spiunimit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Burns pritet të drejtojë CIA-n gjatë Administratës Biden. Ndërsa gjatë administrimit të Trump, shefe e kësaj agjencie ka qenë Gina Haspel.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.