Lajmet e fundit
82 vjecari, Wille Nelson i lindur në Texas, ka shënuar më shumë se 60 albume e që u shfaq në më shumë se 30 filma dhe shfaqje televizive

Wille Nelson, ka anuluar koncertin e tij muzikorë për shkak të një sëmundjeje ende të pazbuluar.
Këngëtari kishte planifikuar që të fillojë një seri koncertesh me Merle Haggard, me moton ''Django& Jimmie Tour''.
Ky koncert muzikor, pritej të fillonte në Karolinën e Jugut të enjtën, megjithatë sipas një zëdhëndësi të Nelsonit, thuhet se koncerti do të ricaktohet përsëri dhe do të filloj të dielën në Raleigh, përcjellë Klan Kosova.
Megjithatë i pyetur nga Reuters, zëdhëndësi i Nelson-it nuk dha asnjë koment mbi gjendjen shëndetësore të këngëtarit për të mos dhënë as edhe ndonjë hollësi rreth sëmundjes së tij, transmeton Klan Kosova.