Lajmet e fundit

Mbretëresha Elizabetë ka anuluar planet e saj Krishtlindjeve, për shkak të një ftohje të rëndë që ajo ka pësuar.
Mbretëresha Elizabetë e Anglisë, kishte planifikuar udhëtim për në Sandringham, njofton Klan Kosova.
Por në një deklaratë të Pallatit Buckingham thuhet:
‘’Mbretëresha dhe Duka e Edingburgut, kanë ftohje të rënda dhe kanë vendosur të mos udhëtojnë për në Sandringham’’, njofton Klan Kosova.
Raportohet se Mbretëresha Elizabetë, do të largohet me tren nga Londra.
Të martën, Mbretëresha organizoi një darkë tradicionale para-Krishtlindjeve për anëtarët e familjes së saj të zgjeruar në Pallatin Buckingham.