Lajmet e fundit

Willie Nelson ka shtyrë tri koncerte në Kaliforni për shkak të gjendjes shëndetësore.
Përfaqësuesja e artistit, Elaine Schock ka thënë për Associated Press se Nelson do të duhet t’i anuloj tri shfaqje të planifikuara për të hënën, të martën dhe të mëkurën në Bakersfield, transmeton Klan Kosova.
Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje mbi sëmundjen e Nelson, por tha se ai ka në plan të rikthehet përsëri me 16 shkurt për koncertin në San Antonio.
Është hera e dytë në javët e fundit që 83 vjeçari ka anuluar koncerte për shkak të gjendjes shëndetësore, ai anuloi dy nga pesë shfaqjet e tij në Las Vegas në fund të janarit për shkak të një ftohje të rëndë.