Rokeri legjendar Eric Clapton ështe detyruar që t’i anulojë dy koncerte në Los Angeles, shkaku i bronhitit të rëndë.
71 vjeçari kërkoi falje që i shtyu këto koncerte pas urdhrave të mjekut, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
“Shkaku i bronhitit të rëndë dhe bazuar në këshillat e mjekut, Eric Clapton, do t’i ricaktojë dy koncerte në The Forum të Los Angeles-it”, thuhej në një komunikatë në emër të kitaristit.
“Atij i vjen keq t’i zhgënjejë fansat e tij, por ai mezi pret për këto koncerte”.
“Blerësit e biletave mund t’i shfrytëzojnë këto bileta për datat e reja, ose paratë do t’iu kthehen në pikat e blerjes”, thuhej ndër të tjera në deklaratë".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.