Pesë fëmijë kosovarë u prekën nga fruthi.
Asnjëri nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, nuk qe i vaksinuar, raporton Klan Kosova.
Rastet që nuk arritën t’i shmangen kësaj sëmundjeje ngjitëse janë nga Gjakova, Deçani dhe Fushë-Kosova.
Të njëjtit, për t'u trajtuar iu drejtuan Klinikës Infektive në QKUK.
Nga IKSHPK-ja thonë se vaksinimi mbetet masë e domosdoshme.
E pesë fëmijët e prekur nga fruthi përfshijnë periudhën janar-mars. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=TxvwzcNyKe0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.