Lajmet e fundit

Kanceri i zorrës së trashë edhe një problem goxha i madh me të cilin përballet aparati tretës i organizmit.
Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në muret e zorrës të trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve janë andenokarcinoma dhe pjesa tjetër limoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.
Simptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes të tij. Shenjat më klasike të tumorit janë të zorrës të trashë janë: Hemorragjia nga zorra. Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes Dhimbje dhe fryrje të barkut. Ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella. Lodhje e shprehur trupore Dhimbje anale Kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve. Faktorët e riskut Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrnave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj. Disa situata të trashëgueshme si polipoza adenomatoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma “Lynch” që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal. Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit apo të endometrinumit. Histori familjare për kancer të zorrës të trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të prirur të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare. Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë.