Lajmet e fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të publikojë sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë të klasave të nënta.

Rezultatet do të shpallen në ora 11, në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit.
Testi i arritshmërisë është mbajtur me 22 maj, ndërsa testit i ishin nënshtruar rreth 35 mijë nxënës.