Lajmet e fundit

Driton Selmanaj, nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, ka thënë që presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka injoruar tërësisht.
Driton Selmanaj ka thënë se kanë pasur vështirësi në kryerjen e këtij procesi, pasi që, sipas tij, sidomos deputetët e PDK-së nuk vinin për t’i mbajtur mbledhjet, njofton Klan Kosova.
"Edhe zyrtarët e shtetit, të cilët i kemi ftuar për raportim. Nuk janë dorëzuar materialet e nevojshme. Për fatin e keq nuk gjetëm as te administrata e Kuvendit përkrahje, pasi kërkuam edhe një muaj shtesë. Për fatin e keq, sekretari i Kuvendit dhe pjesa tjetër e administratës janë vëne në shërbim të Kadri Veselit e njerëzve të tij", ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka bërë të ditur se pas disa minutave (në orën 11:30) do ta dorëzojnë raportin në Prokurori.
"Jemi duke diskutuar për ta dërguar edhe në Kushtetuese, si dhe në kontest civil".
"Së paku dy persona kanë dhënë deklarata kontradiktore. Është një raport voluminoz prej 70 faqesh dhe do të bëhet publik", u shpreh ai.