Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në emisionin Info Magazine, duke komentuar protestat e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje i ka cilësuar ato si tentim për revolucion, njofton Klan Kosova.
"Protesta të dhunshme ka pasur edhe në Maribor edhe në Slloveni - protestat e dhunshme si të tilla shpërthejnë në çfarëdo sistemi".
"Por këtu po keqpërdoren nga partitë politike Në Evropë nuk i bëjnë protestat e dhunshme partitë politike, por qytetarët, kur atyre iu prijnë partitë politike janë tendenca për revolucion".
"Jemi lodhur nga dhuna. Unë besoj qe ka njerëz në Vetëvendosje që nuk kanë dëshirë me për luftë vëllavrasëse. Kam miq shumë brenda VV-së, familja ime e ka votuar Shpend Ahmetin për kryetar komune".