Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha se tash është beteja kryesore për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ai tha se janë duke lobuar shumë që vendi të jetë pjesë e UNESCO-së, megjithatë sipas tij, deri në fund të procesit nuk dihet asgjë.
Ai tha për emisionin Info Box të TV Dukagjinit deklaroi se për anëtarësimin në UNESCO duhen 2/3 e votave, që nënkupton se edhe disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të votojnë pro.
Selimi tha se Serbia është duke bërë një fushatë agresive dhe tejet negative kundër Kosovës. Ai bëri të ditur se Serbia ngjarjet e 2004-së po i kombinon me ISIS për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës.
Zëvendësministri tha se Serbia bëri kërkesë që Kosova mos të përfshihet në agjendën e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, por dështoi me një kërkesë të tillë.
Selimi tha se përafërsisht janë 50 pika që do të diskutohen në Konferencën e Përgjithshme dhe beson se për Kosovën do të diskutohet më 9 nëntor.
Sipas tij, mos pranimi eventual do të ishte një zhgënjim për Kosovën, por assesi nuk mund të quhet dështim, transmeton Telegrafi.