Lajmet e fundit

Pas një incidenti me një pjesëtar të policisë i cili ka qenë i thirrur për ruajtjen e sigurisë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka dhënë një sqarim.
Selimi ka thënë se e tera ndodhi për shkak të provokimit që një oficer policie ia beri gjatë kontrollit. Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se oficeri i policisë e kishte shtrënguar me duar gjatë kontrollit si dhe i kishte thënë te kthehet me fytyrë nga muri. Ai ka thënë se gjithkënd e shikon ne fytyrë dhe nuk e kthen shpinën, njofton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar se oficerin do ta dërgojë në inspektorat policor.