Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se shkarkimi i tij nga pozita e koordinatorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit nga ana e kryeministrit ishte i panevojshëm, pasi ai ka kohë që ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit.
Këtë ai ia ka konfirmuar Klan Kosovës, duke u shprehur i revoltuar me vendimin e kryeministrit Mustafa, të cilin e ka quajtur të panevojshëm, të paarsyeshëm dhe joligjor.