Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e saj të 13 majit, në bazë të të cilit zëvendësministri i Punëve të jashtme, Petrit Selimi ishte emëruar koordinator i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha gjatë mbledhjes së sotme të ekzekuitivit tha se pas këtij vendimi do të hapet konkurs që koordiantori i ardhshëm i Sfidave të Mijëvjeçarit do të jetë nga stafi civil.
Shkarkimi i tij erdhi pasi që Agjencia Kundër Korrupsionit tha se Selimi nuk mund t’i mbajë dy poste atë të të Jashtëm dhe koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, pasiqë sipas AKK-së kjo përbën konflikt interesi, raporton Klan Kosova