Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Raporti i Progresit ka kritikuar shumë opozitën.
“BE-ja e kritikoi shumë qartë opozitën për dhunën në Kuvend”, deklaroi Selimi.
Ndërsa për dialogun me Serbinë pohoi se bisedimet kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm.
“Unë mendoj që dialogu ka luajtur rol të madh për Kosovën”.
“Sot kemi qetësi dhe kemi kontroll të kufijve kemi integritet territorial si rezultat i dialogut si dhe kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në ky është rezultat i dialogut me Serbinë”.