Lajmet e fundit

Rexhep Selimi, Deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është i nevojshëm por nuk e sjell heqjen automatike të fletarresteve të Serbisë.
Selimi veç tjerash ka kërkuar që duke iu referuar sjelljeve të fundit të Serbisë, të bëhet ndërprerja e menjëhershme e negociatave në mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare, njofton Klan Kosova.
Sipas deputetit Rexhep Selimi po të ishte Ramush Haradinaj pjesë e delegacionit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Franca nuk do të bënte arrestimin e tij.
''Ne Opozitës mund të na mbetet hatri në Francën, por juve do tju mbetet hatri më shumë me Serbinë sepse më shumë keni pasur muhabet me të''.
''Keni pasur mundësinë që ta ndihmoni vendin e poashtu Haradinajn në këtë rast sepse rasti i njëjtë atij po i përsëritet''.
''Nëse keni ardhur këtu ta vajtojmë faktin se Haradinaj gjendet i arrestuar në Francë, atëherë ne nuk i ndihmojmë asgjë''.
''Edhe unë jam njëri ndër të kërkuarit e Serbisë. Ne nuk kërkojmë që Serbia të na amnistoj. Nuk kam nevojë për amnistimin e Serbisë. Nëse ne reagojmë ndaj kësaj mos ta merr ajo se ne po kërkojmë amnistim, ne kërkojmë mbrojtje nga shteti ynë''.
''Nuk mund të bëj dicka Parisi pa e bërë Qeveria e Kosovës vet për rrethana të qytetarëve të saj''.
''Ne e dijmë që është shumë e rëndësishme anëtarësimi në Interpol, por një gjë e tillë nuk e bën heqjen automatike të fletarresteve të Serbisë''.
''Ne duhet të mos pranojmë asnjë lloj flet-arresti të Serbisë sepse nuk ka asnjë arsye dhe nuk ka të drejtë të bëj dicka të tillë''.
''Nuk është hera e parë që Haradinajt i ka ndodhur një gjë e tillë. Iu ka ndodhur edhe të tjerëve por si Haradinajt jo''.
''A do të ndalej edhe nga Franca, Haradinaj sikur të ishte pjesë e delegacionit me Serbinë. Mendoj që asnjëherë nuk do të ndalej''.
''Nëse doni që marrëdhëniet të stabilizohen, atëherë ta obligojmë Qeverinë ta ndërpres dialogun me Serbinë'', ka përfunduar Selimi, në Seancën e Jashtëzakonshme për Haradinajn, njofton Klan Kosova.