Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme s, Petrit Selimi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës, Anne Meskanen.
Selimi, duke i cilësuar si të shkëlqyera raportet mes dy vendeve, e vlerësoi lartë kontributin e çmuar të Finlandës dhënë Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Ndërkaq, ambasadorja Meskanen theksoi se Finlanda mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE dhe pret që Kosova të vazhdojë të përmbushë kriteret e mbetura në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.