Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish- epror i lartë i UCK-së ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook rreth përplasjeve të fundit me disa eksponentë të UCK-së, përplasje që derivoi pasi ky i fundit në një fjalim në Kuvend përmendi komandantin legjendar Adem Jasharin dhe raportet e tij me presidentin në ardhje Hashim Thaçin, njofton Klan Kosova.
Selimi ka shkruajtur se ata që po e sulmojnë atë asnjëri nuk ka qenë komandant dhe gjithë këtë sulm e bëjnë për ta fshehur të vërtetën për UÇK-në. Këtë “luftë” sipas tij e ka aktivizuar presidenti i ri.
Ja postimi i plotë i Rexhep Selimit:
"PËRPLASJA-LUFTA NË MES KOMANDANTËVE"?
Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti.
Por në "mbrojtje" të tij i aktivizoi (sipas sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin.
E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit sepaku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)
Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t'ia ulin nivelin e temës.
O ju të "parët" e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!
Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?