Lajmet e fundit

Petrit Selimi është i ftuar në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, me të cilin po diskutohet për zhvillimet në kabinetin qeveritar pas emërimit të Hashim Thaçit President dhe aktualitetin politik.
Selimi ka njoftuar se nga sot ai zëvendëson Thaçin në ministrinë e Jashtme.
“Nga sot jam ushtrues detyre i ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo detyrë do të jetë disa javore, pasi që ministri i ri do emërohet shumë shpejtë, “ ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.