Lajmet e fundit

Petrit Selimi nuk do të mund t'i mbaj dy postet, edhe atë të zëvendësministrit të jashtëm dhe koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit pasi paraqet konflikt interesi.
Ky është opinioni i drejtorit të Agjencisë Anti-Korrupcion, Hasan Preteni, të cilin ia dërgoi zëvendësministrit Selimi me kërkesë të këtij të fundit.
Kreu i AKK-së në opinionin e tij sqaron se ushtrimi i këtyre dy funksioneve – zëvendësministrit të Jashtëm dhe koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit përbën konflikt interesi.
Në opinionin sqarues rikujtohet se funksioni i zëvendësministrit bën pjesë në kategorinë e zyrtarëve të lartë publikë, të cilët e kanë për detyrë parandalimin e konfliktit të interesit.