Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës po debatohet për protestën e paralajmëruar për 9 janar nga Opozita.
Për t’u ballafaquar me argumente lidhur me protestën, kauzën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe aktualitetin politik të ftuar janë, Muharrem Sfarqa kryetar i Ferizajt nga radhët e LDK-së dhe Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkaq Rexhep Selimi vazhdon të insistojë që situata e krijuar është problem i Kryeministrit, dhe ai duhet të zgjedhë ose Kosovën ose ‘’Zajednicen’’ sepse nuk shkojnë bashkë këto të dyja, por se të gjitha këto nuk janë parime të Opozitës për ta marrë pushtetin.
‘’Ne nuk e kemi plan të marrim pushtetin, nuk e kemi këtë parim‘’
‘’Kushtetua na garanton protestën’’.
‘’Ne jemi gardianët e rëndit Kushtetues, për të mos e lënë pushtetin ta përmbys rendin Kushtetues’’.
‘’Nkrejt këtë rrafsh sa herë që ne themi me i ndal marrëveshjet, pozita thotë që e keni për me mar pushtetin’’.
‘’Nëse është për të bisedohet për qeshtjet e integrimit të serbërve në Kosovë, pse nuk flasin me Serbët e Kosovës , po ka shku m e bisedu në Beograd, e si rezultat e kemi sot ‘’Zajednicën’’ si rezultat I kemi këto mosmarrëveshje sot’’.
‘’Ky problem është i Kryeministrit, ngase Zajednica dhe Kosova nuk shkojnë bashk, edhe njëherë Isa Mustafa duhet të zgjedhë njërën’’.