Lajmet e fundit

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosova ka qenë i ftuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Ai ka folur për projektligjin për Trepçën i cili do të shqyrtohet këtë të premte në kuvend, njofton Klan Kosova.
“Në fakt nuk është çështje e ngutshme por procedimi i kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës ka qenë i pazakonshëm.”
“Është thënë se në ditën e premte do të jetë në lexim të parë.”
“E krejt kjo nguti nga ka ngjallë kureshtjen se pse duhet të jetë e pazakontë.”
Ai ka shtuar se nuk mund të procedohet më një projektligj që ne ende nuk e kanë parë si deputet parë, ka qenë e nevojshme të vijë shumë herët.
“Qeveria është përgjegjëse për Trepçën që e ka mbajtur të uzurpuar në duar të padukura.”
“Vazhdon të jetë panevojshëm çështje konspirative. Vizita te minatorët e Trepçës kemi bërë edhe në si deputet të opozitës edhe kryetari i lëvizjes ka qenë në vizitë atje.”
“Kryeministri atëherë e kë tërhequr në një moment të pa duhur, nuk mund të japim komente pa lexuar dhe pa e parë. Por kërkojmë të Trepça t’i kthehet Kosovës dhe qytetarëve të saj.”
“Nëse ligji ia kthen Kosovës Trepçën atëherë se nuk kemi pse të kundërshtojmë”, ka përfunduar Selimi.