Lajmet e fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka zhvilluar takime të ndarë me një numër të përfaqësuesve të përhershëm në OKB, të cilët i ka njoftuar me vendimin e MPJ-së për të aplikuar në UNECSO .

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi po qëndron në New York në kuadër të aktivitetit të tij lobues për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO.
Selimi ka zhvilluar takime të ndarë me një numër të përfaqësuesve të përhershëm në OKB, të cilët i ka njoftuar me vendimin e MPJ-së për të aplikuar në UNECSO gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa atyre u është kërkuar mbështetja politike në gjithë procesin e kësaj ndërmarrjeje me rëndësi të veçantë
Zëvendësministri kosovar ka folur gjerësisht mbi rëndësinë që ky proces të përfundojë suksesshëm në nëntor të këtij viti.
Rinia, sipas Selimit, “përbën grupin më të madh demografik me një potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë faktor i ndryshimit. Prandaj, anëtarësimi në UNESCO paraqet fokusin kryesor në synimet tona afatshkurtra”.
Zëvendësministri ka folur edhe për zhvillimet politike në Kosovë, në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës nga perspektiva e njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.