Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kryeministri Isa Mustafa i ka vetëm dy rrugë dorëheqjen ose tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, përfshirë atë për “Zajednicën” dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Selimi në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se është në dorën e vet shefit të qeverisë se a do të ketë protesta në vend ose jo.