Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se Qeveria nuk po i jep material pune komisionit me mosprocedimin e projektligjeve, njofton Klan Kosova.
Ai ka deklaruar se shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur dhe pensionimi i parakohshëm për policët e Kosovës janë cështje me rëndësi vitale, duke theksuar se puna e komisionit është ndikuar shumë nga zhvillimet e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Por me të nuk është pajtuar Fadil Demaku, që ka thënë se puna në komision ka qenë e rregullt dhe nuk është në domenin e tyre procedimi me këto ligje - sidomos me atë për FSK-në, që ka thënë se mbetet të vendoset në nivele me të larta.