Lajmet e fundit
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO pritet të shqyrtohet më 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pritet në votojë për këtë gjë në javën e parë të nëntorit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, shpalosi detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Selimi u shpreh se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO gjatë verës përmes New Yorkut dhe se janë në rrugë të drejtë për të siguruar votat, njofton Klan Kosova.
"Kosova tani ka siguruar votën e deklaruar hapur nga 19 shtete anëtare, gjë që përbën një lajm pozitiv, duke marrë parasysh se në Këshillin Ekzekutiv vendit do t’i duhet shumica e thjeshtë për të kaluar më pas në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s".
Zv.ministri Selimi poashtu njoftoi se futja e kërkesës së Kosovës në agjendë të Bordit Ekzekutiv është votuar nga 44 shtete.
Ekzekutivi i UNESCOs pritet të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim më 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pritet në votojë për këtë gjë në javën e parë të nëntorit, me ç’rast nevojiten 2/3 e votave që kërkesa të kalojë.