Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në një Intervistë për “Radio Bullgaria” është shprehur i bindur se në fund të vitit Kosova do të jetë anëtare e UNESCO-s.
Selimi ka theksuar se Kosova si pjesë e kësaj organizate shumë të rëndësishme të OKB-së, do të jetë edhe përcaktuese në zhvillimin e arsimit në Kosovë.
Sipas zëvëndësit të Hashim Thaçit këtë tetor duhet arritur gjysmën e votave në Këshillin Ekzekutiv dhe" pastaj në nëntor në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s ku kemi nevojë nga 2/3 e votave të anëtarësisë".
“Fatkeqësisht propaganda serbe ende tenton ta parandalojë dhe ta izolojë Kosovën nga arena ndërkombëtare. Por ne po shpresojmë se me të gjithë miqtë, përfshi edhe Bullgarinë, do të arrijmë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO deri në fund të vitit”, ka pohuar Selimi.
ndërsa, duke folur edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se Beogradi ka njohur ligjet si dhe Kushtetutën e Kosovës, transmeton Klan Kosova.