Lajmet e fundit

Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar për kishën serbe e cila ndodhet në Kampusin Universitar duke thënë se kjo kishë nuk është kurrëfarë objekti i kultit fetar dhe nuk meriton të respektohet.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Selimit:
"KISHA" SERBE E KOHËS SË MOHIMIT TË SHKOLLËS SHQIPE
"Kjo nuk është kishë as kurrëfarë objekti i kultit fetar. Prandaj as nuk meriton të respektohet as të ruhet si e till.
Kjo është thjeshtë një ngrehinë si përmendore e pushtuesit që padrejtësisht ende qëndron në tokën e çliruar të Universitetit.
Kisha serbe ortodokse ka mjaftë (madje tepër) hapësira për për të predikuar antishqiptarizmin e vet".