Lajmet e fundit
Ambasadroja Ozan u falënderua për ndihmën që Turqia i ka dhënë Kosovës ndërsa premtoi përkrahje të vazhdueshme.

Zëvendësminstri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, e ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.
Në të, Selimi e falënderoi ambasadoren Ozan për ndihmën e dhënë Kosovës në fushën e diplomacisë, duke çmuar lartë raportet e Kosovës me Ankaranë dhe ndihmën e dhënë nga shteti turk në fushën e trashëgimisë kulturore.
Nga ana e saj, ambasadorja Ozan ka theksuar se Turqia do të vazhdojë ndihmën e saj në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare me rëndësi.