Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se është e çuditshme se si kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij Fatmir Limaj, të cilët në kohën sa ishin në opozitë e kundërshtonin presidentin Hashim Thaçi, me të ardhur në pushtet kanë ndryshuar qëndrim, duke e përkrahur kreun e shtetit.
Këtë deklaratë Selimi e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Selimi në këtë intervistë në mes të tjerash ka folur edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilat ka thënë që nuk varet nga partia e tij nëse do të kenë dhunë ose jo, por është në dorë të Qeverisë së shtetit se a do të përdorë dhunë ndaj protestuesve.