Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, priti sot në një takim pune shefin e seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula.
Selimi e falënderoi mysafirin e tij për kontributin e çmuar të Aleancës veri-Atlantike për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë. Ai e njoftoi atë mbi zhvillimet e fundit dhe progresin e arritur në Kosovë.
Veç thellimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, Selimi dhe Soula diskutuan edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në vend dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, por edhe për çështje të tjera politike me rëndësi për Kosovën.
Ndërkaq, shefi i seksionit të operacioneve në NATO, Michel Soula, u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar që të mbështes Kosovën në konsolidimin e mëtejmë të stabilitetit dhe të sigurisë, transmeton Klan Kosova.