11.08.2016 · përditësuar para 3643 dite1 min lexim
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është shprehur i bindur se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet me protesta dhe reagim qytetar.
Në një intervistë për gazetën Epoka e re, Selimi ka bërë me dije se po të mos ishte rezistenca e opozitës dhe qytetarëve të Kosovës, kjo marrëveshje do të ratifikohej që në shtator të vitit të kaluar.
Deputeti i Vetëvendosjes i ka ftuar edhe dy subjektet e tjera politike opozitare, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, që t’i bashkohen Vetëvendosjes në organizimin e protestave për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Epoka e Re.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.