Lajmet e fundit

Selena Gomez shpërtheu në lot nga një projekt i fansave të saj gjatë koncertit në kuadër të tourit botëror “Revival” të enjten në Montreal, Kanada. Këngëtarja 23 vjeçare ishte duke performuar këngën e saj “Who Says” kur fansat kanë mbajtur shenja në të cilat shkruhej: “Ne jemi të vlefshëm”.
Selena ndaloi këngën dhe la fansat për ta përfunduar atë, transmeton Klan Kosova.
“Faleminderit të gjithëve që kaluat natën me mua” tha Selena pas mbarimit të këngës.
“Nëse ju keni qenë këtu që nga filmi apo tani, ky është vetëm një udhëtim i tillë i çmendur, sepse ju keni parë ngritjet dhe uljet e mija, dhe unë nuk mund të jem më mirënjohëse se kaq”.