Lajmet e fundit

Selena Gomz a ka mundur shoqen e saj të ngushtë Taylor Swift kur bëhet fjalë për mbizotërimin në Instagram.
Këngëtarja e hitit "Hands To Myself" është zyrtarisht e famshmja më e ndjekur në platformën e shpërndarjes së fotografive, me mbi 69.5 milionë ndjekës, të cilët sa vijnë e rriten, transmeton Klan Kosova.
Përveç se e ka larguar nga froni miken e saj të ngushtë, e cila ka 69.3 milionë fansa, 23 vjeçarja po ashtu e ka tejkaluar edhe të famshmen Kim Kardashian dhe këngëtaren Beyonce.