30.10.2019 · përditësuar para 2442 dite1 min lexim
Selena Gomez bëri një fytyrë qesharake kur u takua me disa fansa të saj jashtë një hoteli në New York, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 27 vjeçare ishte rrugës për një intervistë për të folur për këngët e saj të reja.
Selena foli për albumin e saj të ri për të cilin u deshën katër vjet.
“Unë kam punuar në album për katër vjet. Nuk doja të lëshoja ndonjë gjë pa e ndjerë se ishte koha e duhur. Kam mësuar shumë nga albumi i fundit dhe atë kam dashur ta shndërroj në diçka të mirë”, tha ajo.
Selena vazhdoi: “Unë fillova të them gjëra në një mënyrë që kurrë nuk kam qenë në gjendje t’i artikuloj ato më parë, kështu që ndodhi saktësisht kur edhe duhej”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.