Lajmet e fundit

Performanca e Justin Bieber në koncertin One Love të Ariana Grande në Manchester ka bërë që gjithë audience të përlotet.
Duket se fansat nuk ishin të vetmit që u impresionuan nga kjo performancë – edhe ish e dashura dhe ylli i muzikës pop, Selena Gomez e ka pëlqyer atë shumë.
Në një intervistë së fundmi, Gomez ka folur për koncertin humanitar të Grande, e veçanërisht duke e komplimentuar në veçanti performimin e ish të dashurit të saj.
“Mendoj se Justin ishte i mrekullueshëm. Ishte magjike”, ka thënë Gomez, transmeton Klan Kosova.
Performanca e Bieber është përshkruar si një nga momentet më të ndjeshme të natës së koncertit.
Ai ka kënduar dy hitet e tij “Cold Ëater” dhe “Love Yourself” derisa më pas kaa thënë se nuk do ta humbë shpresën dhe dashurinë për njerëzit.
“Zoti është i mirë edhe mes të këqinjve. Zoti është i mirë edhe në mes të errësirës, ai na do neve”, ka thënë ai mes lotëve para audiencës e cila kishte shpërthyer në lotë poashtu, e shumë duartrokitje.