Lajmet e fundit

Këngëtarja amerikane Selena Gomez dhe modelja Cara Delevingne kishin bërë pushimet bashkë në rivierën franceze në vitin 2014.
Kjo kishte zgjuar shumë kureshtje për raportin në mes dy të famshmeve të reja, për shkak se Cara ishte lezbike. Prandaj shtrohej pyetja, çfarë po bënte Selena Gomez me të në pushime?
Thashethemet po spekulonin se ato të dyja po përjetojnë një romancë bashkë.
Mirëpo Gomez doli e u deklarua se ato s’kanë asgjë tjetër mes vete përpos shoqërisë e madje edhe ka folur me shaka për ato spekulime që pretendonin se edhe Selena ishte lezbike.
“Të them seriozisht, ato thashetheme më pëlqyen”, ka thënë këngëtarja 23 vjeçare. “S’më pengonin fare”, ka thënë ajo, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Cara Delevingne ajo ka thënë se ajo është e mrekullueshme dhe të bën më mendje hapur.
“Është shumë qesharake dhe ekstremist aventuriere dhe nganjëherë unë kam nevojë për këtë lloj adrenaline në jetën time”.
Duke folur për seksualitetin, ajo ka thënë se është një eksperiencë e mrekullueshme ta zbulosh vetveten.
“Është shumë e shëndetshme që të zbulosh se kush në të vërtetë je dhe ta sfidosh veten tënde”.