Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe DJ skocez, Calvin Harris raportuan për ndarjen muajin e kaluar.
Disa ditë më vonë ajo është parë duke u puthur me britanikun, Ted Hiddleston dhe pas këtyre fotografive Calvin e kishte fshirë atë nga të gjitha rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
Por, si duket Calvin do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Taylor, ndonëse tani jo si i dashuri i saj.
Sipas një burimi të revistës Life & Style, Calvin është duke u afruar shumë me miken e ngushtë të Taylor, Selena Gomez dhe asaj po i pëlqen kjo gjë.
“Selena u ka treguar miqve që beson që ajo dhe Calvin do të shkonin shumë si çift. Ajo gjithashtu mendon që Taylor nuk ishte e duhura për të dhe ndarja vetëm ia konfirmoi atë se çfarë mendonte. Ajo mendon që nëse lidhet me Calvin do të jenë çift shumë më i mirë. Selenës gjithmonë i ka pëlqyer ai”, ka thënë ky burim.