Lajmet e fundit

24 vjeçarja Selena Gomez dhe i dashuri i saj, 27 vjeçari, The Weeknd janë duke shijuar shumë shoqërinë e njëri tjetrit.
Të dy janë parë së fundmi në Paris, pak metra larg ku ish e dashura e The Weeknd, Bella Hadid ishte duke festuar.
Çifti janë parë në Paris duke shijuar natën në shoqërinë e njëri tjetrit, pasi të dy kanë shkuar në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në Javën e Modës.
Edhe modelja Hadid pa dyshim se do të jetë pjesë e kësaj Jave të Modës, por rastësia është se çifti dhe modelja kanë qëndruar shumë afër njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova.
Se si do të shkonte një takim i mundshëm mes tyre nuk e dijmë por ajo që dijmë është se Gomez dhe The Weeknd prej kur janë shfaqur publikisht kanë shmangur takimin me modelen, me të cilën këngëtari është ndarë muaj më parë.