Lajmet e fundit

Burime të shumta konfirmojnë në numrin e ri të Us Weekly se këngëtarja 24 vjeçare Selena Gomez, ka qenë duke u shëruar në Tennesse pas njoftimit më 30 gusht se ajo duke u shkëputur nga muzika për të menaxhuar ankthin, sulmin e panikut dhe depresionin, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja anuloi 34 koncerte në kuadër të turneut të saj botëror, për këtë shkak.
“Selena po përballet me lupus, ajo tashmë është e përqëndruar në shëndetin e saj mendor”, ka thënë një burim i afërt i këngëtares për këtë revistë.
Duke u fokusuar në shërimin e saj, Gomez ka kaluar kohë me familjen. Ajo u ndal në Alcoa, Texas Roadhouse Tennesse për darkë me nënën e saj dhe njerkun, Brian Teefey, më 8 tetor.