Lajmet e fundit

Selen Evcit, ia ka dorëzuar sot zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimit kërkesën për ekzekuaturë, për të ushtruar detyrën e konsulles së përgjithshme të Turqisë në Prizren.
Pasi i uroi mirëseardhje, Selimi e njoftoi mysafiren për situatën aktuale në Kosovë, si dhe e falnderoi atë për përkrahjen e Turqisë dhënë shtetit të Kosovës, sidomos në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Evcit konfirmoi përkrahjen e vendit të saj për Kosovën.