Lajmet e fundit

Mbrëmë në Dance With We, njëri nga çiftet që dhuroi një performancë të bukur ishte dhe Seldi Qalliu me Rashel Kolanecin.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte rrëfimi i këngëtarit për herë të parë në lidhje me raportin e tij me Mimoza Shkodrën - ish të fejuarën e tij.
Kur u pyet nga Alketa si vazhdonte historia midis tyre ai tha: “Ne nuk jemi më me njëri tjetrin. Kështu ka qenë e shkruar, e falendëroj për kohën e bukur. Unë gëzoj respekt për Mimozën dhe gjithë familjen e saj”.