Lajmet e fundit

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se Serbia e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov që homologu i tij, Nikola Selakoviq të vizitojë Rusinë dhe tashmë janë dhënë udhëzimet përkatëse në këtë drejtim.
"Serbia me kënaqësi dhe pritshmëri të madhe e pranoi ftesën e Lavrovit që Selakoviq të vizitojë Rusinë. Presidenti dha udhëzime për organizimin e vizitës”, tha Kharchenko për televizionin rus “Russia 24”.
Selakoviq shprehu gjithashtu besimin se të dy vendet, përveç provokimeve, do të zhvillojnë më tej marrëdhëniet, dialogun dhe bashkëpunimin, raportoi TASS, shkruan N1, transmeton KlanKosova.tv.
Lavrov kishte për ta vizituar Serbinë por kjo ju pamundësua pasi Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut të cilat e ndaluan flurutimin e tij nëpër hapësirën ajrore, si shkak i sanksioneve për luftën në Ukrainë.