27.03.2017 · përditësuar para 3414 dite1 min lexim
Profesori universitar, Ylber Sela, ka thënë për Info Magazine të Klan Kosovës se tani shqiptarët në Maqedoni kanë një rast historik dhe ketë duhet ta shfrytëzojnë për duke u vendosur në pozicione të rëndësishme në poltiikën dhe qeverinë maqedonase.
“Maqedonia gjendet në një krizë institucionale dhe e shohim se partia fituese po bllokon procedurat. Por, pritet që shumica ta votojë Talat Xhaferrin për kryer parlamentar të Maqedonisë”, ka thënë Sela.
“Shqiptarët pritet që të marrin dikastere mjaft të rëndësishme që deri më tani nuk i kanë pasur. Ndoshta do të ishte e udhës që ministrinë e Financave të kane shqiptarët, ndoshta edhe ndonjë ministri tjetër që më herët shqiptarët nuk e kanë pasur”.
Sela ka siguruar se zgjedhje të reja nuk do të ketë pasi “për atë duhet shumicë parlamentare”.
“Ky proces mund të shtyhet, por jo edhe të mos vazhdojë, dhe shqiptarët do ta kenë kryeparlamentarin”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.